Albin Kurti viziton Klinikën Infektive, tregon kur do të bëhet lehtësimi i masave

13:20 | 14 Maj 2020

Lehtësimi i masave do të varet nga numri i të shëruarve, thotë Albin Kurti.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme ka vizituar Klinikën Infektive në QKUK.

Nga vendi ku po trajtohen pacientët me Covid-19, shefi i ekzekutivit tha se lehtësimi i masave restriktive më 18 maj do të varet nga numri i të shëruarve në tri ditët e ardhshme.

Sipas tij nëse numri i të infektuarve është më i madh se i shëruarve do t’i shohin mundësitë për nevojën ose jo të lehtësimit të masave.

I pyetur se kujt i takojnë meritat për menaxhimin e pandemisë, Kurti tha se në radhë të parë qytetarëve, e më pas institucioneve relevante.

Komento: