Konjufca: Ekipi ndihmues ia rehabilitoi Thaçit legjitimitetin e munguar

23:56 | 24 Janar 2019

Dialgou mes Kosovës dhe Serbisë ka hyrë në fazën finale.

Shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se Ekipi të cilin i prinë Limaj e Ahmeti, ia ka rehabilitu legjitimitetin e munguar presidentit Hashim Thaçit.

“Ndaj një projekti që ai e shpiku, e gjithë skena politike doli kundër. Për shkak të kërcënimit apo shantazhit që mund t’ia ketë bërë partnerëve të koalicionit, kur dihet se Thaçi i ka 23 deputetë në koalicionin qeverisës, këta u munduan që ta gjejnë një modalitet”, ka thënë Konjufca, përcjell Koha.net. “Modalitetin që e gjetën ishte se thoshin se do t’ia marrin nga dora Thaçit drejtimin e dialogut, duke ia marrë temën që ai e proklamoi që prej fillimit verës, e që është lëvizja e kufijve”, ka thënë më tej Konjufca në interaktiv.

Komento: