
Babai i Agoni Musliut ka thënë se Xhelal Sveçla ma mori djalin nga dora.
Naim Musliu fajëson ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, se ia mori djali nga dora, pasi policët nuk e kishin lënë ta shohin djalin e tij, Agonin, i cili ishte kthyer nga Gjermania, e do të vendosej për izolim në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
“Përgjegjësi i dytë është Sveçla.Nuk e di si e ka emrin. Ky burrë i botës ma ka marrë djalin nga dora. Nuk më kanë lënë të cmallem me të. Ky burrë i dheut së paku është dashur të ma ruaj djalin se shteti e ka pasur në dorë”, ka thënë babai i Agonit.
Musliu tregon bisedat që i kishte me Agonin kur ai u vendos në karantinë, ku qëndroi një ditë aty e më pas u gjet i vdekur, pasi kishtë rënë nga kati i katërt.
“Agoni më ka thënë ‘babi kushtet nuk qenkan sic kanë thënë, por ushqimi qenka perfekt’”, rrëfen Musliu.
“Një dëshmitar ka thënë se Agoni i kërkonte mjekëve prezent në airodrom që të mos shkonte në karantinë”, thotë ai.
“Agoni më ka treguar se i është matur dy herë temperatura dhe e ka pasur 36.5”.