10 rastet e fundit me koronavirus janë nga këto komuna

22:32 | 15 Maj 2020

Ka shkuar në 955 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njofton se sot janë testuar 236 mostra të dyshimta për koronavirus nga të cilat 10 kanë dalë pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Vushtrri), komuna e Ferizajit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ferizaj dhe 1 rast Rahovicë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Prishtinë dhe Randobravë-Prizren

IKSHPK njofton se sot është shëruar edhe pacient./ORAinfo/

Komento: