Rasti i sotëm me koronavirus në Prishtinë ka të bëjë me spitalin privat

23:12 | 15 Maj 2020

Sot është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus në Prishtinë.

I pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se rasti i sotëm me Covid-19 në kryeqytet ka të bëjë me spitalin privat.

“E sipas paralajmërimeve të IKSHP dhe MSH të hënën fillon faza e dytë e relaksimit të masave”.

“Gjatë vikendit do të ju informojmë saktësisht për fazën e dytë, përfshi edhe rinisjen e transportit publik”.

Shkrimi i tij i plotë:

10 raste të reja në krejt Kosovën, dhe një rast i ri në Prishtinë. Edhe ky rast i sotem është në lidhje me spitalin privat e para disa ditëve. Numri total i rasteve aktive në Prishtinë është 11. Ju urojmë shërim të shpejtë të gjithëve.

E sipas paralajmërimeve të IKSHP dhe MSH të hënën fillon faza e dytë e relaksimit të masave.

Gjatë vikendit do të ju informojmë saktësisht për fazen e dytë, përfshi edhe rinisjen e transportit publik.

Komento: