‘Pendimi’, vjen nga Shyhrete Behluli

15:11 | 16 Maj 2020

Këngëtarja e njohur kosovare, Shyhrete Behluli vazhdon të jetë aktive me projekte të reja muzikore, ajo publikoi baladën “Pendimi”

.

Kësaj kënge që ka për temë dashurinë, këngëtarja ia shoqëroi edhe videoklipin, në të cilin vjen elegante në secilën skenë.

Shyhretja mendoi për fansa edhe gjatë kohës së pandemisë, andai publikoi projektin e ri, për tekstin e të cilit është kujdesur Fifi, ndërsa videoklipi u punua nga Vizion Media.

Ajo periudhën e pandemisë e kaloi bashkë me familje larg zhurmës së qytetit, në vilën e tyre në Brezovicë.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re nga Shyhrete Behluli me titull “Pendimi”.

Komento: