Dha mbi 130 mijë euro me fajde, gjykata merr vendimin për gjilanasin

18:52 | 16 Maj 2020

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e parabur’gimit prej 30 ditë të pandehurit A. A, pasi ekziston dyshimi i bazuar se ai ka dhënë para me fajde në vlerë prej 132.500,00 euro, për t’i kërkuar pastaj me kamatë prej 30% nga viktima E. I.

Sipas gjykatës, në rrethanat e kryerjes së veprës penale, cilësitë personale të pandehurit, mënyra e vrazhdë e kryerjes së veprës dhe presioni i lartë ndaj viktimës E. I., ka sjellë në gjendje të rëndë shpirtërore dhe psiqike.

“Me këto veprime i pandehuri A. A., dyshohet të ketë kryer veprën penale fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan, është realizuar bastisja në vendbanimin e të pandehurit, me ç‘rast janë konfiskuar si dëshmi para të gatshme 20.300,00 euro dhe dokumente që ndërlidhen me çështjet inkriminuese. Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Kr’imeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për sigurimin e të pandehurit në këtë fazë të procedurës”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Komento: