
Nga nesër do të ketë lehtësira për shumë biznese, si dhe orari i lëvizjes do të ndryshoj.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lirimin e masave në fazën e dytë, sipas të cilës parashihet që disa biznese të fillojnë aktivitetin e tyre.
Gjatë një konference për media kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftuan për bizneset që do të hapen nga 18 maj, por për shkak se rreziku ende nuk ka kaluar, ata kanë njoftuar se do të vazhdohet me një orar të kufizuar të lëvizjes, ku çdo qytetari do t’i lejohet dalja dy herë në ditë nga dy orë sipas shifrës së parafundit të kartës së identitetit.
Ndërkohë, bilanci i të infektuarve me koronavirus në vend ka shkuar në 978, 713 prej tyre janë shëruar dhe 29 kanë vdekur.
Kjo është lisat e plotë e bizneseve që do të hapen nga e hëna:
