
Ka ndërruar jetë Sylë Zhitia, zyrtarë i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë vet kjo ministri.
Syla ishte vëllai i dëshmorit, Afrim Zhitisë, përcjell ORAinfo.
Me poshtë e gjeni të plotë njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes:
Me dhimbje të thellë, njoftojmë të gjithë stafin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, se sot me 17 maj 2020, në orët e hershme të mëngjesit nga një atak kardiak ka ndërruar jetë Sylë Zhitia, në shtëpinë e tij në fshatin Llugë të Podujevës.
Në emër të Ministrit të Mbrojtjes Anton Quni, zëvëndësministrit Enver Dugolli, Sekretarit të Përgjithshëm Faruk Geci, Komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, dhe të gjithë stafit të ministrisë, i shprehim ngushëllime më të thella, Familjes, shokëve, miqve dhe farefisit.
Për veprimet tjera, do të njoftojmë më vonë.
