Pa pikë grimi dhe me flokë të çrregulluara, kështu nuk e kemi parë kurrë Engjëllushën

12:13 | 18 Maj 2020

Engjëllusha Salihu është këngëtarja shumë e dashur kosovare e që njihet ndryshe edhe me emrin Engji.

Ajo fillimisht u bë e njohur si vajza e këngëtares së mirënjohur, Shyhrete Behlulit e më vonë si këngëtare shumë e pëlqyer, shkruan ORAinfo.

Engji vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme.

Ajo shpesh herë është shfaqur edhe natyrale, mirëpo jo aq sa në imazhin që motra e saj Gresa i ka publikuar së fundmi në Instagram.

Në këtë postim Engji shihet pa grim dhe me flokë të çrregullta, ndërsa krah saj është këngëtarja Shyhrete Behluli, nëna e saj.

Kështu nuk e kemi parë asnjëherë Engjellushën. /ORAinfo/

Komento: