Mblidhet Kryesia, shqyrton kërkesat dhe propozimet e shefave të Grupeve Parlamentare

12:16 | 18 Maj 2020

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit nën udhëheqjen e kryeparlamentarës Vjosa Osmani.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet propozimi i kërkesave të shefave Grupeve Parlamentare.

Pas mbledhjes, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, do të mbajë konferencë për medie.

Për shkak të pandemisë, mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje jashtë objektit.

Komento: