Një person gjendet i pa shenja jete në veturë

11:36 | 25 Janar 2019

Është gjendur pa shenja jete në veturën e tij një burrë në Rahovec.

Në fshatin Xërxë të Rahovecit një burrë është gjetur pa shenja jete në veturën e tij në orët e hershme të 25 janarit 2019.

Policia bën të ditur se viktima është gjetur rreth orës 02:15, transmeton Koha.net.

“Është raportuar se viktima mashkull K-shqiptar është gjetur pa shenja jete në veturën e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në komunikatë.

Komento: