Mikrobiologu Lul Raka thotë se vala e dytë e virusit do të na gjejë të përgatitur

16:32 | 18 Maj 2020

Sipas mikrobiologut Lul Raka, vala e dytë e virusit do të na gjejë të përgatitur.

Raka ka thënë se nëse kalohet me sukses vala e pare me COVID-19, atëherë vala e dytë nuk do të ketë hapësirë që të përhapet.

Raka ka thënë se do të merren mostrat e pacientëve, do t’i ruajmë dhe do të pajisemi me të gjitha gjërat e nevojshme që vala e dytë e virusit të mos këtë hapësirë të përhapet.

“Nëse valën e parë të pandemisë e kalojmë me sukses, atëherë vala e dytë nuk do të ketë hapësirë që të përhapet, pasi edhe numrat janë në rënie nëpër gjithë Evropën. Për parandalimin e përhapjes së COVID-19 ne do t’i ruajmë mostrat e marra nga pacientët dhe do të pajisemi me teste, me respiratorë dhe me të gjithë gjërat e duhura, do të jemi më të përgatitur”, ka thënë në fund ai.

Komento: