
Deputetja e PDK-së për deklaratën e policit ka thënë se nuk duhet heshtur ky rast.
Blerta Deliu Kodra, ka reaguar ashpër ndaj racizmit që ka shfaqrut polici Besnik Demiri, i cili ka kërkuar ‘që drenicakët të mbyllen në kopsht zoologjik’.
Ajo shkruan:
Ku ka mbërri të degjeneroj diskursi publik i instaluar, motivuar edhe financuar nga subjekte të caktura politike për manipulim me masa të caktuara qytetare dëshmon statusi i këtij personi që nuk turpëron veç uniformën e institucionit më të besuar në Kosovë, po na trurpëron të gjithëve si shoqëri, ku kem lejuar të katandisemi.
Kësi racizmi i hapur i shfrenuar ndaj një rajoni të tërë, ndër rajonet më të përvuajtuara ndër vite, nuk e kisha paramenduar as nga armiku më i urryer i yni.
Identifikimi i Drenicës me një subjekt të caktuar politik nuk është arsyetim për të lancuar fushata urrejtëse e raciste që lehtë mund të eskalojnë. Përpjepkja për ta dehumanizuar me praktikat nazisto-fashiste një rajon të tërë është veprim i pafalshëm dhe nuk duhet të falet.
Ky rast dhe të tillat të ngjashme kërkojnë reagim të menjëhershëm të organeve të sigurisë e drejtësisë dhe distancim publik dhe kërkim falje publike nga të gjithë ata që ushqejnë këtë gjuhë të urrejtjës e përhapjes së racizmit.
Unë jam nanë e dy fëmijëve nga Drenica dhe ju siguroj se asnjëri prej tyre nuk është kafshë për t’u mbajtu (ngujuar) nën tela!
Turp për krejt ata që heshtin!