Nga kjo lagje e Prishtinës janë tre të infektuarit e fundit me koronavirus

10:21 | 19 Maj 2020

Tre rastet pozitive në Prishtinë janë nga lagja Kalabria.

Të hënën në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuan 200 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Nga këto testime, tri prej tyre rezultuan pozitive dhe me vendbanim në Prishtinë.

Sipas drejtorit për shëndetësi në Prishtinë, Bujar Gashit, rastet pozitive janë raste kontakti dhe nga lagja e Kalabrisë.

“Rastet e sotshme janë kontakte nga rasti i dites së djeshme nga lagja Kalbria”, ka deklaruar për Gazetën Shneta Bujar Gashi, drejtor për shëndetësi në Prishtinë.

Kujtojmë se numri i të infektuarve ka arritur në 988 ku prej tyre 754 janë shëruar dhe 29 kanë ndërruar jetë.

Komento: