Shkelja e masave shëndetësore, policia ndalon nëntë persona

11:58 | 19 Maj 2020

Disa persona po vazhdojnë të mos i respektojnë masat e Qeverisë në kohë pandemie.

Policia e Kosovës ka ndaluar nëntë persona gjatë 24 orëve të fundit për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në Gjilan janë ndaluar 3 persona, po ashtu në Prizren 3, në Vushtrri 2 dhe në Podujevë 1 person.

Kujtojmë se që nga dje ka filluar faza e dytë e lehtësimit të masave, ku qytetarët mund të lëvizin nga 2 orë në ditë, teksa janë hapur një sërë kategori e bizneseve.

Komento: