Rasti i ri me koronavirus është nga kjo komunë

20:43 | 19 Maj 2020

Ka shkuar në 989 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se sot janë testuar 211 mostra si të dyshuara nga të cilat vetëm një ka dalë pozitive përcjell ORAinfo.

Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Rahovecit 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Rahovec).

IKSHPK njofton se sot janë shëruar edhe 15 pacientë të tjerë duke e çuar numrin në 769 të shëruar./ORAinfo/

Komento: