Mbi 2.000 shkarkime rrufesh, shtrëngatë e fuqishme mbi Kosovë

23:25 | 19 Maj 2020

Shtrëngatë e fuqishme mbi vendin tonë, mbi 2.000 shkarkime rrufesh.

Momentalisht mbi Kosovë po kalon një shtrëngatë e fuqishme nga jugperëndimi në verilindje, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se deri në orën 23:00 janë regjistruar mbi 2000 shkarkime rrufesh.

PW ka publikuar edhe disa foto të shtrëngatës, të bëra nga Prishtina.

Komento: