Mos dilni pa çadra sot, kështu do të jetë moti

08:13 | 20 Maj 2020

Sot mot me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Parashikimi i motit për sot.
Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë–herë me reshje shiu, të përcjella me shkarkime rrufesh.

Të enjten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, vranësirat në pjesën e dytë do të zhvendosen në drejtim të juglindjes.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës gjatë këtyre dy ditëve, parashihen të lëvizin ndërmjet 15-25 gradë.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7 m/s.

Komento: