Nervozohet Pacolli, i qon ‘selam’ Kurtit e Thaçit

15:52 | 20 Maj 2020

Behgjet Pacolli ka një porosi për Hashim Thaçin dhe Albin Kurtin.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re Bexhet Pacolli, është deklaruar lidhur me vendimin që pritet ta japë Gjykata Kushtetuese për dekretin e Presidentit për mandatarin për formimin e qeverisë.

Pacolli i ka dërguar një porosit krerëve të shtetit, presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

I pari i AKR-së ka thënë se nuk duhet të ndikojnë në vendimet e Gjykatës Kushtetuese, sikurse kishte vepruar Bexheti atëkohë kur ishte president i Kosovës.

Ja postimi i plotë:

Shoh shumë deklarata dhe spekulime politike nga të gjitha anët, në lidhje me vendimin e radhës të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo duhet të ndalet. Kjo vlen për të gjitha palët që tentojnë të ndikojnë, veçanërisht për Presidentin dhe Kryeministrin në detyrë.

Gjykata Kushtetuese është një organ i lartë dhe i pavarur dhe nuk guxon të kërcënohet apo të ndikohet nga askush.

Është tepër e rëndësishme që të respektohet pa marrë parasysh cili do të jetë vendimi. Unë, si President i vendit, e pata bëra këtë pa zhurmë fare. Ky shembull duhet të ndiqet edhe nga të tjerët.

Komento: