E zuri “mat” me tre vajza në shtëpi, aktorja turke ndahet nga i dashuri

08:41 | 21 Maj 2020

Aktorja e njohur Tuba Büyüküstün, e cila njihet nga të gjithë ne me rolet e shumta në telenovelat e famshme turke i ka dhënë fund lidhjes me partnerin e saj.

Siç raportojnë mediat turke, Tuba ka mësuar se në mungesë të saj, partneri Umut Evirgen ka ftuar disa vajza të njohura të showbizit turk . Mysafiret e Umut ishin Defne Samyeli dhe vajzat e saj.

Ato kanë publikuar foto nga shtëpia e partnerit të Tubës. Pasi e ka marrë vesh aktorja ka bërë sherr të madh me të dhe i ka dhënë fund lidhjes 3-vjeçare.

Megjithatë një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar nga asnjëra palë.

Tuba paraprakisht ishte e martuar me aktorin dhe regjisorin turk, Onur Saylak me të cilin ka dy vajza binjake, Maya dhe Toprak.

Komento: