Presidenti Thaçi: Ëndërroj që Presheva, Medvegja e Bujanoci t’i bashkohen Kosovës

22:18 | 21 Maj 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se ëndërron që Presheva, Medvegja e Bujanoci t’i bashkohen Kosovës

Thaçi thotë se nuk ka asnjë draft marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës.

Ai ka shtuar se i beson lidershipit të SHBA-së në ndërmjetësimin e dialogut mes dy shteteve.

Presidenti i Kosovës ka thënë se do të respektojë kushtetutën dhe se çdo marrëveshje do të kalojë nëpër Kuvendin e Kosovës.

“Nuk do të minojë atë që kemi ndërtuar deri më tani. Unë kam qenë bartës i të gjitha proceseve deri më tani, ose kam qenë pjesëmarrës. Vendi është dëmtuar nga demonstratat para institucioneve. Është dëmtuar nga gazi lotsjellës në Kuvend. Këto kanë ndikuar në rënien e njohjeve”, ka thënë ai.

Tutje, Thaçi ka thënë se e ka një ëndërr që të përfshijë Luginën e Preshevës në territorin e Republikës së Kosovës.

“Ëndërroj që Presheva, Medvegja e Bujanoci të përshihen pa u cenuar integriteti territorial i Republikës së Kosovës’’, ka thënë ai në Klan Kosova.

“Kush flet për shkëmbim e bën për konsum të brendshëm, pasi kjo nuk është folur asnjëherë, e as më pak në Uashington’’, shton ai.

Komento: