
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi dërguar akuza në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje.
Bytyçi me anë të një postimi në Facebook, ka cilësuar se njerëzit nuk duhet të çuditen me sulmet e VV-së ndaj mediave, pasi që sipas tij njëjtë ka ndodhur edhe me Kushtetuesen, Policinë e çdo institucion tjetër të pavarur të shtetit.
Në këtë rrjedhë, Bytyçi e ka quajtur VV-në parti ekstreme.
Postimi i plotë:
Lëvizja Vetëvendosje i ka sulmuar institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu Kuvendin. Ishin sulme në kuptimin e plotë të fjalës.
Kjo parti, ka kërcënuar anëtarët Gjykatës Kushtetuese, Policinë e çdo institucion tjetër të pavarur dhe efikas të shtetit.
E disa po çuditen pse ju erdhi rendi kërcënimit të mediave. Të tilla janë partitë politike ekstreme. Një herë e sulmojnë sistemin në emër të çkapjes, pastaj instucionet në emër të demokracisë e në fund çfarëdo zëri kritik në emër të së vërtetës.
Deri në atë moment kur e arrinë shumicën, 51%. Atëherë më nuk do të ketë institucione të pavarura, as demokraci e aq më pak liri për të kritikuar!.