Shefja e BE-së në Kosovë uron Fitër Bajramin: Liria e fesë është një vlerë thelbësore

08:23 | 24 Maj 2020

Apostolova uron Fitër Bajramin: Liria e fesë është një vlerë thelbësore.

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka uruar festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve mysliman në Kosovë.

Ajo thotë se liria e fesë dhe aftësia për të praktikuar besimin e njërës prej tyre është një vlerë thelbësore evropiane që BE-ja e mbështet për njerëzit e të gjitha besimeve.

“Për Fitër Bajram ne i urojmë më të mirat myslimanëve në Kosovë”, ka shtuar ajo.

Komento: