Ministri Abdixhiku: Tani është koha të jemi afër atyre në nevojë

11:12 | 24 Maj 2020

Abdixhiku: Tani është koha të jemi afër atyre në nevojë.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, i ka uruar qytetarët për festën e Fitër Bajramit.

Abdixhiku me këtë rast tha se për shkak të krizës së pandemisë tani është koha të jemi afër atyre më në nevojë.

“Tani është koha të jemi afër atyre më në nevojë. Ka e do të ketë mjaftë të tillë; veçanarisht tani në këtë krizë. T’u qëndrojmë në krah. Të ndajmë, të kujdesemi, të tolerojmë e të durojmë – të jemi sa më njerëzor. Të japim më të mirën e vetes”.

Urimi i plotë:

Besimtarë të dashur, me fat Bajrami. Në veçanti ju që agjëruat, Zoti ua pranoftë lutjet e gjithë sakrificën e muajit të shenjtë. Kjo sakrificë këtë vit s’ka qenë fare e lehtë. Larg më të afërmve, larg më të dashurve, larg të zakonshmes. Vetëm me një besim të fortë e të palëkundur, me besim e fortë tuajin, edhe më e pazakontja u bë krejt e zakonshme.

Tani është koha të jemi afër atyre më në nevojë. Ka e do të ketë mjaftë të tillë; veçanarisht tani në këtë krizë. T’u qëndrojmë në krah. Të ndajmë, të kujdesemi, të tolerojmë e të durojmë – të jemi sa më njerëzor. Të japim më të mirën e vetes.

Zoti i bekoftë shtëpitë tuaja e vendin tonë në këtë festë e përtej saj.

Komento: