
Ish deputeti i Partisë Socialiste Niko Faber, ka ndërruar jetë këtë të dielë.
Lajmi vjen nga Korça, qyteti ku jetonte ish politikani që e ka përfaqësuar këtë qark për dy mandate në kuvendin e Shqipërisë.
Mësohet se ish- deputeti ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti kardiak. Miqtë e tij kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e kolegut të tyre.

Një prej tyre, ish deputeti e Ministri i Financave Arben Malaj, ka shkruar këtë mesazh në rrjetin social.
“Nje lajm i hidhur per vdekjen e pa pritur te expertit studjuesit dhe deputetit Niko Fabri. Perhere angazhuar per sfidat e bujqesise dhe problemet specifike te zones te tij elektorale. Ngushellime familjes, miqeve dhe kolegeve. I paharuar! U prehte ne paqe! I qofte I lehte dheu I kesaj toke deputetit model, te dashurit Niko Faber! Arbeni,”- shkruan Malaj.