Prangoset i dyshuari për grabitjen në bankën TEB

20:06 | 25 Janar 2019

Zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar që është vënë në prang ai dyshuari për grabitjen në bankën TEB që ndodhi në muajin nëntor.

Nga hetuesit policor të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë , sot është kapur një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes. Rasti ka ndodhur me datën 26.11.2018 në rrugën “Robert Doll” saktësisht në filialin e një banke”, ka thënë ajo.

“ I dyshuari A.R, 24 vjeçar, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, Ndërkohë që hetuesit policor po punojnë në kapjen e tre personave të tjerë të cilët janë identifikuar nga ana e policisë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në këtë rast dhe disa raste të tjera të natyrës së njëjtë”, ka bërë të ditur tutje Ahmeti.
Kujtojmë, se pak kohë më parë, nga një shkëmbim zjarri që kishte ndodhur gjatë një grabitje të bankës, kishte mbetur pa jetë polici Izet Demaj.

Komento: