Zëvendësministri i VV-së i përgjigjet Thaçit “Kurti me grupin e tij” janë Qeveria e Kosovës

13:55 | 26 Maj 2020

Avni Zogiani i përgjigjet Thaçit “Kurti me grupin e tij” janë Qeveria e Kosovës.

Zëvendësministri i Infrastrukturës nga radhët e VV’së, Avni Zogiani, ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Hashim Thaçi, i cili tha sot se grupi i Kurtit do të duhet të përballen me drejtësinë për të gjitha veprat e kundërligjshme që kanë bërë gjatë qëndrimit në pushtet.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zogiani iu ka përgjigjur Thaçit duke thënë se Kurti me grupin e tij janë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe se do të jenë fitues të zgjedhjeve.

Për Thaçin, ka deklaruar se është president në rënie.

“Ti je president në rënje! Tashmë njerën këmbë e ke në të kaluarën, sepse është duke perënduar koha e krimit në politikë!”, ka shkruar Zogiani.

Komento: