Nga 15 maji, asnjë rast i ri me koronavirus në Veri

16:16 | 26 Maj 2020

Deri më tani, në veri të Kosovës janë konfirmuar gjithsej 116 raste me koronavirus.

105 njerëz u shëruan, dhe 10 vdiqën nga pasojat e virusit korona.

Që nga 15 maji, nuk ka raste të regjistruara të reja me Covid-19 në veri të vendit.

Në veri të Mitrovicës, janë regjistruar 43 pacientë me Covid-19 (40 të kuruar, tre të vdekur), në Zveçan 25 (24 të shëruar, një i vdekur), në Zubin Potok 24 (22 të kuruar, dy të ndjerë) dhe në Leposaviq 24 (19 të kuruar, katër vdiqën), raporton Radio Kontakt Plus.

Komento: