Policia nis hetimet për dasmat në kohë të pandemisë

16:26 | 26 Maj 2020

Pandemia nuk po i ndal gazmendet familjare.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një dasmë që është organizuar në kohë të pandemisë, për të cilën ka raportuar sot Express.

Këtë e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës në një përgjigje për Gazetën.

“Sa i përket pyetjes suaj ju njoftojmë se e kemi pranuar informatën dhe jemi duke e trajtuar ne koordinim me institucionet kompetente”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Gazeta ka raportuar se pas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave, në njërin nga qytetet e Kosovës është organizuar një gazmend familjar.

Komento: