Kështu e befasuan Ariana e Ermali vajzën e madhe për ditëlindje

18:47 | 27 Maj 2020

Ariana e Ermali e befasojnë vajzën e madhe për ditëlindje.

Çifti simpatik Ermali e Ariana janë shumë të dashur për publikun shqiptar.

Ermali i njohur si këngëtar, e Ariana si blogure arrijnë që gjithmonë të jenë cak i medieve rozë me postimet e tyre në rrjetet sociale, shkruan Kosovarja.

Nga dashuria e tyre lindën 4 fëmijë, 3 vajza dhe një djalë të cilët tashmë janë fytyra të njohura pasi publikojnë imazhe të shumta të tyre.

5 vite me parë erdhi në jetë vajza e tyre e parë Buna, për të cilën u gëzuan shumë duke u ndjerë të bekuar më një engjëll.

E sot, ata u kujdesen ta urojnë vajzën me fjalët më të bukura që ekzistojnë duke e befasuar e duke ia uruar më të mirat e botës.

Komento: