Kryetari i Vushtrrisë jep detaje për 3 rastet e reja me koronavirus në këtë komunë

21:28 | 28 Maj 2020

Sot, në Kosovë janë konfirmuar edhe 4 raste të reja me koronavirus.

Tri nga katër rastet e konfirmuara janë nga komuna e Vushtrrisë, përcjell ORAinfo.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri njofton se sot nga 52 mostrat e marra në Vushtrri, 3 kanë dalë
pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga fshati Stanoc i Epërm.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Sot nga 52 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, të gjitha janë raste kontakti nga Stanoci i Epërm.

Shtabi Emergjent Komunal dhe tërë akterët lokal vazhdojmë me përkushtim punën në përkrahje të personave të prekur dhe në zbatim të masave mbrojtëse.

Ju lutemi KUJDES që të ruajmë shëndetin e njëri tjetrit./ORAinfo/

Komento: