Ja ҫfarë ndodhi me tre të prekurit nga koronavirusi te Juventusi

13:38 | 01 Qershor 2020

Tre lojtarët e infektuar me koronavirus në skuadrën e Juventusit tashmë u janë kthyer stërvitjeve.

Treshja e Juventus janë rikuperuar nga koronavirusi.

Blaise Matuidi, Paulo Dybala e Daniele Rugani ishin tre lojtarët e Juventus të cilët u infektuan me koronavirus.

Sipas ‘Tuttosport’, lojtarët nuk kanë më probleme fizikisht dhe kjo është konfirmuar edhe pas stërvitjeve që zhvilluan ata.

Matuidi dhe Rugani ishin të prekurit që nuk patën simptomat e virusit, kurse Dybala është në mesin e atyre që kanë vuajtur më shumë.

Argjentinasi është stërvitur me kapacitetet e plota, njësoj sikur pjesa tjetër e skuadrës.

Lojtari pritet të jetë krejtësisht i gatshëm për rifillimin e sezonit dhe të mos ketë ndikime në formën e tij.

Komento: