Deputetja e PDK-së kritikon vendimet e Qeverisë Kurti për lehtësimin e masave

14:45 | 01 Qershor 2020

Ganimete Musliu ka kritikuar vendimet e Qeverisë Kurti për lehtësimin e masave.

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu ka kritikuar qeverinë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti dhe vendimet që janë marrë dje në mbledhje të ekzekutivit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Musliu thotë se vendimet e djeshme të qeverisë janë marrë veç sa për të thënë.

Sipas saj, realiteti është krejt ndryshe nga ajo se çka është vendosur dje në qeveri.

Ajo ka përmendur kryetarët e komunave që kanë kundërshtuar hapjen e çerdheve, e ka thënë se ka një javë që janë duke punuar normalisht kafiteritë.

Komento: