Sot testohen 8 kontakte të të infektuarve të fundit me koronavirus në Vushtrri

16:23 | 01 Qershor 2020

Sot do të merren mostrat 8 qytetarëve nga Vushtrria.

10 banorë të komunës së Vushtrrisë u konfirmuan me COVID-19 mbrëmjen e së dielës. Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli, tha për Express se sot do të testohen 8 persona të cilët dyshohet se kanë pasur kontakt me të prekurit
Meholli deklaroi se përveç rasteve të reja të dyshuara për COVID-19, do të ritestohen 4 persona për të parë nëse janë shëruar nga koronavirusi.

“Rastet e mbrëmshme janë raste kontakti të personave që janë konfirmuar më herët. Gjatë ditës së sotme do të testohen 8 persona të cilët janë gjurmuar si kontakte të të prekurve. Do të ritestohen edhe 4 persona të cilët janë me COVID-19, sot kanë ritestimin e parë, nëse rezultojnë negativë do të ritestohen edhe nesër”, ka deklaruar Meholli.

Ndërkohë, numri total i personave të prekur me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 1083.

Nga ta janë shëruar 843, ndërkaq kanë vdekur 30.

Nga 1 qershori në Kosovë ka nisur faza e tretë e lehtësimit të masave ndaj pandemisë COVID-19.

Komento: