Policia tregon si humbi jetën në Brezovicë djali i Nexhat Dacit

16:33 | 26 Janar 2019

Djali i politikanit të njohur kosovar, Nexhat Dacit ka ndërruar jetë sot në Brezovicë si pasojë e një orteku të rënë.

I njëjti mban edhe postin e zëvendësministrit të Diasporës në Qeverinë e Kosovës.

E nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje se si ka ndodhur orteku.

Nënkoloneli Basri Shabani ka thënë se orteku ka ndodhur jashtë stazave të skijimit.

“Orteku ka ndodhur jashtë stazave të skijimit në Brezovicë. Mund të konfirmojmë se viktima është zyrtar shtetëror”, ka thënë ai.

Komento: