Mësohet identiteti i dy punëtorëve të minierës së Artanës që vdiqën sot.

14:14 | 02 Qershor 2020

Këta janë dy punëtorët e minierës së Artanës që vdiqën sot.

Në një minierë në Artanë ka pasur shembje dheu, ku fatkeqësisht kanë vdekur dy persona.

Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar Bajrush Ymeri, nënkryetar i Artanës.

Për këtë rast tragjik është deklaruar më në fund edhe Ministria e Ekonomisë, e cila ka treguar se në minierën e Artanës kanë humbur jetën, Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj.

Postimi i tij:

Të nderuar qytetarë,

Shprehim keqardhje të thellë për fatkeqësinë e ndodhur sot, me 2 qershor, në minierën e Artanës ku kanë humbur jetën Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj. Idriz Gerbeshi ka qenë xehëtar me banim në Hajvali, ndërsa Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, Komuna Lipjan.

Ngjarja ka ndodhur me shembjen e pa pritur të masës shkëmbore në minierën Artana.
Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike u shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve dhe shoqërisë së të ndjerëve.

Autoritetet e Republikës së Kosovës po angazhohen maksimalisht për t’u dalë në ndihmë të gjithë minatorëve dhe familjarëve të prekur.

Komento: