Albin Kurti e quan fatkeqësi të madhe ngjarjen tragjike në minierën e Artanës

15:49 | 02 Qershor 2020

Kurti: Fatkeqësi e madhe ngjarja tragjike në minierën e Artanës.

Pas ngjarjes tragjike në Novobërdë, atje ka shkuar kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Gjatë vizitës që bëri te minatorët, Kurti u tha atyre se do të ndihmojnë familjet e viktimave.

“Është ngjarje e rëndë, fatkeqësi e madhe, pasoja tragjike, por duhet të mbaheni të fortë sepse tash nuk mund të ndryshojmë diçka sa i përket fatit të Hakiut dhe Idrizit, por do të kujdesemi për familjet e tyre dhe për gjithë kolegët që paskan qenë aty te punishtja 249. Shyqyr që kanë shpëtuar, kanë pasë fat”, tha Kurti.

Ndërkohë ekipet e FSK-së, Policisë së Kosovës, zjarrfikësve dhe KEK-ut po kryejnë punën e tyre të kërkim-shpëtimit, minatorët kërkuan që të jenë pjesë e procesit të gërmimit.

Komento: