Konfirmimi i emrave të ministrave që do të jenë në Qeveri, mbidhet LDK-ja

16:56 | 02 Qershor 2020

LDK është mbledhur për t’i konfirmuar emrat e ministrave që do t’i ketë në Qeveri.

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së LDK’së e thirrur një ditë para seancës ku pritet votimi i qeverisë në krye me Avdullah Hotin.

Në këtë mbledhje do të vendoset për emrat që kjo parti do të propozojë për ministra në seancën e nesërme.

Pas mbledhjes, kreu i LDK’së, Isa Mustafa do të flasë para mediave.

Ndryshe, seanca për votimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin është caktuar për nesër në ora 11:00.

Komento: