Grenell mirëpret votimin e Qeverisë Hoti, kërkon fillimin e dialogut me Serbinë

14:35 | 03 Qershor 2020

Kuvendi i Kosovës me shumicë votash ka votuar qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti i LDK-së.

I dërguari i posaçëm amerikan në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka mirëpritur votimin e qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin.

Në një komunikatë nisur për media nga zyra e Grenell, thonë se i dërguari amerikan në dialog mezi pret rifillimin e bisedimeve me Serbinë.

“E mirëpres Qeverinë e re të Kosovës dhe mezi pres që të rifillojë partneriteti me ta në dialogun me Serbinë”, thuhet në deklaratën e Grenell.

Qeveria në krye me Avdullah Hotin është votuar me 61 vota për.

Komento: