Arben Vitia pranon një letër shumë emocionuese nga stafi i Ministrisë së Shëndetësisë

17:09 | 03 Qershor 2020

Stafi i Ministrisë së Shëndetësisë më një letër emocionuese për Arben Vitinë.

Ai do të zëvendësohet nga juristi i LDK-së, Armend Zemaj.

Në ditën e fundit të punës, stafi i Ministrisë së Shëndetësisë, ka falënderuar Vitinë për punën që ka bërë.

“Deri këtu arritëm së bashku. Me shumicën që ndihmuan dhe punuan. Mësuam e pësuam shumë, por e mbrojtëm Kosovën nga kolapsi i shëndetit publik.

Ne ia dolëm, sepse nuk vendosëm theksin tek ndëshkimi apo zënia në gabim, por tek solidariteti. Dhe, kësaj kërkese me gjithë vështirësitë apo inercitë e zakoneve të dashura të jetës sonë familjare e kolektive iu përgjigjën me mirëkuptim shumica dërmuese e qytetarëve të Republikës.

Erdhëm së bashku deri këtu, me besimin e ndërsjellë. Këta tre muaj shënojnë një stad të ri për vendin. Sakrifikuam shumë që të mos gjunjëzoheshim dhe ia dolëm.

Në këmbë dhe solidarë.

Faleminderit Ministër, Dr. Arben Vitia.”, thuhet në këtë postim.

Komento: