Werder Bremeni jep lajmin e shumëpritur për Milot Rashicën

18:46 | 03 Qershor 2020

Werder Bremeni tashmë ka dhënë lajmin e shumwpritur për Milot Rashicën.

Werder Bremeni ka dhënë lajmin e gëzueshëm për tifozët rreth Milot Rashicës.

Klubi gjerman konfirmuar se ylli i Kosovës është i gatshëm për lojë, për ndeshjen që zhvillohet sonte mbrëma në kuadër të Bundesligës.

Futbollisti 23-vjeçar është i gatshëm për të ndihmuar Werder Bremenin në ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Eintracht Frankurt, që luhet sonte me fillim nga ora 20:45.

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt ka dhënë disa lajme të mira rreth ekipit ku ka konfirmuar se edhe ylli i Kosovës është i gatshëm për t’u paraqitur për ndeshjen e radhës.

“Të gjithë që kanë luajtur kundër Schalkes janë të gatshëm”, ka deklaruar Kohfeldt.

Sipas faqes së klubit gjerman, kjo gjë vlen edhe për Milot Rashicën dhe Leonardo Bittencourt, të cilët janë zëvendësuar shkaku i lëndimeve në ‘Gelsenkirchen’.

Rashica ishte lënduar në ndeshjen e radhës, dhe ishte zëvendësuar në minutën e 58-të.

Werder Bremen gjendet në një situatë aspak të mirë këtë sezon, ku renditet në vendin e 17 me 25 pikë, dhe një fitore e mundshme kundër Eintracht Frankfurt, është e një rëndësie të madhe.

Komento: