Sërish Ministër i Brendshëm, Veliu: U riktheva për të vazhduar angazhimin dhe përmbushjen e detyrave

18:45 | 04 Qershor 2020

Agim Veliu thotë se është rikthyer për të vazhduar angazhimin dhe përmbushjen e detyrave.

Agim Veliu sot është kthyer zyrtarisht në pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme.

Ai tha se u rikthye për të vazhduar angazhimin dhe përmbushjen e detyrave në zbatim të programit të Qeverisë së Kosovës.

“Mbetem fuqishëm i vendosur për të punuar fort në arritjen e synimeve për Kosovën, vend i qetë dhe i sigurtë, për luftë pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe për arritjen e objektivave të vendit tonë për të siguruar anëtarësim të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë dhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar ai.

Komento: