
Deputetja nga Vetëvendosje, sot ka nënshkuar peticionin për mbajtje të zgjedhjeve.
Ajo thotë se ky veprim kishte kuptim më të madh për të dhe se zgjedhjet janë përgjigje e të gjitha veprimeve të fundit në Kosovë.
Më tutje, Kusari shton se Kuvendi i Kosovës duhet t’i kthehet sovranit të marrë përgjigjen për veprimet e 25 Marsit dhe 3 Qershorit.
Postimi i plotë:
Sot pas seancës së Kuvendit të Kosovës, veprimi i cili kishte kuptimin më të madh për mua ishte, nënshkrimi i peticionit për mbajtje të zgjedhjeve.
Qeveria nuk ka legjitimitet demokratik të qeverisë dhe vendos në emër të qytetarëve të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës duhet t’i kthehet sovranit të marrë përgjigjen për veprimet e 25 Marsit dhe 3 Qershorit.
Demokracia e Kosovës është në sfidën dhe testin më të madh që nga shpallja e pavarësisë së vendit. Zgjedhjet janë përgjigje e të gjitha veprimeve të fundit në Kosovë.
Nënshkruani peticionin për Kosovën me demokraci përfaqësuese.
