Haskuka i hakmerret LDK-së, i’a shkarkon nënkryetarin dhe 3 drejtorë

17:24 | 05 Qershor 2020

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur t’i prish raportet me LDK-në edhe në nivel lokal.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, të premten ka shkarkuar 4 zyrtarët e lartë komunalë që kanë përfaqësuar LDK-në në ekzekutivin lokal.

Mësohet se nënkryetari i Komunës, Eshref Memaj, drejtori i Urbanizmit, Fatmir Memaj, drejtori i Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi dhe drejtori i Bujqësisë, Egzon Elshani janë liruar nga detyrat e deritanishme në qeverinë lokale.

“Nuk ka pas ndonjë arsye të veçantë, por mocioni ndaj qeverisë Kurti dhe presioni nga elektorati kanë qenë arsyet për shkëputjen e bashkëqeverisjes. Nuk ka pas arsye tjetër”, ka thënë ky burim brenda LDK-së.

Komento: