Vetëvendoje prish koalicionin me LDK-në në Prizren, e konfirmon Anton Quni

18:11 | 05 Qershor 2020

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni, bëri të ditur se nëpërmjet një letre njoftuese nga ana e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, është prishur koalicioni i VV-së me LDK-në në këtë komunë, për shkak të situatës së krijuar pas prishjes së koalicionit në nivelin nacional.

Si rrjedhojë e kësaj, janë shkarkuar edhe të gjithë drejtorët e kësaj partie.

Sipas Qunit, kjo është e vetmja arsye dhe se nuk kishin ndonjë problem në nivelin lokal të qeverisjes dhe se nëse nuk ekziston vullneti i njërës palë, atëherë sipas tij nuk mund të mbahet koalicioni.

Për klankosova, Ministri i Mbrojtjes deklaroi se në këto momente do të ketë takim me strukturat e LDK-së në Prizren me të cilët do të konsultohet dhe do të dalin me një vendim.

Komento: