
AAK kishte pranuar të bëhet pjesë e Qeverisë Hoti e cilat ishte zotuar se do ta heq reciprocitetin e Serbisë.
E sot AAK ka votuar kundër heqjes së reciprocitetit të vendosur nga Qeveria Kurit. Kjo mund të shihet si një lojë e ndytë e partisë së Ramush Haradinajt.
Ekzekutivi ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020 të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë.
Mirëpo, kundër këtij vendimi kanë votuar përfaqësuesit e AAK-së në Qeveri.