Kryeparlamentarja Osmani: Heqja e reciprocitetit është heqje dorë nga e drejta për t’u trajtuar shtet sovran

11:22 | 06 Qershor 2020

Pas vendimit për heqjen e reciprocitetit me Serbinë, ka reaguar edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se ta quash reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë.

Osmani thotë se “të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar i barabartë do të thotë të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar sovran si Republikë e Kosovës”.

“Do të thotë që nuk e don vendin tënd të trajtuar të barabartë me të tjerët. Ta quash reciprocitetin pengesë do të thotë që ti nuk beson se ke të drejta sovrane, të pavarura e të barabarta, siç janë të parapara në Deklaratën e Pavarësisë e në Kushtetutën e vendit”, ka shkruar ajo.

Komento: