Hiqet ora policore në Kosovë, nga e hëna mund të lëvizni lirshëm

19:13 | 06 Qershor 2020

Hiqet kufizimi i lëvizjes për qytetarët e Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se është larguar masa e kufizimit të lëvizjes për qytetarët e Kosovës e cila ka qenë e vendosur nga ora 21:00 e mbrëmjes deri në ora 05:00 e mëngjesit.

Ai në një konferencë për media gjatë ditës së sotme theksoi se nga data 8 qershor (e hënë) do të hyjë në funksion ky vendim i ri i marrë nga MSH-ja me rekomandimin e IKSHPK-së.

“Nga e hëna e ardhshme pra do të hiqet masa e kufizimit. Por ju bëjë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së në bartjen e maskave dhe respektimin e distancës, ajrosjen e shtëpive”.

Komento: