Thaçi e quan lajm të mirë për Kosovën zhbllokimin e fondeve nga MCC

20:22 | 06 Qershor 2020

Pas vendimit për zhbllokimit të fondeve nga MMC për Kosovën, ka reaguar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Ai e ka mirëpritur zhbllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovën.

Thaçi me anë të një postimi në Facebook ka thënë se ky vendim është një lajm tjetër i mirë për Kosovën.

Sipas tij, miqësia me SHBA-të nuk ka çmim.

Ja postimi i plotë:

Zhbllokimi i fondeve të MCC-së është një lajm tjetër i mirë për Kosovën. Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka çmim. Partneriteti i përhershëm me Uashingtonin është rrugë e vetme që çon drejt një të ardhmeje të sigurt për Kosovën, në paqe e prosperitet për gjithë qytetarët tanë.

Komento: